Burime të sigurta nga Shtabi i Forcave të Nderhyrjes së Shpejtë Shkoder , bënë të ditur se forcat e policisë në operacionin per shpetimin e 5 të rinjve nga Bajza, që i kishte bllokuar bora në Fushë të Zezë, 20 km në rrugë kembësore në nga Razma, para pak minutash kanë mbërritur në vëndin e ngjarjes dhe kanë kontaktuar 5 të rinjtë.

Ata janë mirë nga gjëndja shëndetësore, me perjashtim të njërit prej tyre që ka shqetësime por pa rrezik. Ky i fundit është vënë në barrelë dhe po transportohet në krah nga policia për në Razem ku pret autoambulanca, shoqëruar nga shkokët e tij dhe policia. Besohet se në Razëm ata mund të mbërrijnë nga ora 22.30 minuta.

5 të rinjtë kishin shkuar në Fushë të Zezë per të rreshqitur me ski, por tempëratura e ulët, në kushtet kur debora atje është mbi 1 meter trashësi, e vuri në rrezik jeten e tyre pasi nuk mund ta përballonin kthimin. Në këto kushte nisi në oret e pasdrekës operacioni shpetimit nga forcat e nderhyrjes së shpejtë Shkoder, policia e Malësisë së Madhe, shërbimi shëndetësor dhe banorët e zonës, operacion i cili rezultoi i suksesshëm pasi shpetoi jetën e 5 të rinjve nga Bajza e Kastratit !