Një grup prej 5 të rinjsh, nga Bajza që kanë shkuar përtej Fushës së Zezë për sport (rrëshqitje në borë) kërkojnë ndihmë, pasi njëri nga djemtë është sëmurë në një largësi të madhe nga vendi ku kanë automjetet e tyre.

Drejt Fushës së Zezë janë nisur ambulanca dhe dy grupe të forcave speciale FNSH.