I ftuar në Parlamentin Britanik ??.

Me deputetin Henry Smith MP 4 herë ligjvënës dhe drejtues i komisionit të jashtëm të parlamentit Britanik.
Pata kënaqësinë të bisedonim gjatë ku i bëra një prezantim të asaj se çfarë përfaqëson Shkodra në historinë e Shqipërisë dhe mbi mundësitë dhe mënyrat e bashkëpunimit dhe mbështetjes për qytetin në fusha të ndryshme. Diskutuam mbi situatën politike në Shqipëri, kapjen dhe kontrollin nga mazhoranca të të gjitha pushteteve, blerjen e votës, lidhjet e saj me krimin e organizuar dhe skandalet e njëpasnjëshme të qeverisë. Rrezikun me të cilin përballet demokracia shqiptare e gjendur nën sulmin agresiv të lobingjeve korruptive të Qeverisë Rama dhe të majtës shqiptare e jo vetëm, me qëllim shkatërrimin dhe kontrollin e opozitës.

Në këtë vizitë në shtetin Anglez, gjeta mirëkuptimin dhe mbështetjen për domosdoshmërinë e ruajtjes së vlerave e parimeve të së djathtës dhe konservatorizmit në Shqipëri. Jashtë vëmendjes nuk mbeti as çështja e emigracionit dhe gjetja e rrugëve të zgjidhjes për bashkëkombasit tanë që u detyruan të largohen nga vendlindja për shkak të pasigurisë, papunësisë dhe thellimit të varfërisë nga keqqeverisja. Në fund nuk mungoi edhe një ftesë për z.Smith që të vizitojë Shkodrën dhe të nisim rrugët e bashkëpunimit.

I jam mirënjohës mikut tim të çmuar për pritjen dhe shoqërimin në tempullin e lartë të demokracisë, brenda sallave të “Dhomës se Komunëve” dhe “Dhomës se Lordëve”, gjatë zhvillimit të seancave ku natyrshëm përballesh me një eksperiencë të jashtëzakonshme.