Nje shtetas me inicialet F.D. rreth 30 vjeç, i cili mendohej se vuante nga depresioni, i ka dhënë fund jetës ditën e sotme, duke u hedhur nga kati i dytë i pallatit ku jetonte dhe për pasojë ka ndëruar jetë në autoambulancë.

Njoftimi i policisë:

Poliçan/Informacion paraprak. Më datë 25.01.2023, rreth orës 10:00, në qendër të qytetit të Poliçanit, dyshohet se është hedhur nga kati i dytë i pallatit, ku jetonte, shtetasi F.D., 30 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë në autoambulancë duke u transportuar për në Spitalin Rajonal Berat.

Nga deklarimet e familjarëve shtetasi F.D., vuante prej disa kohësh nga depresioni. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.