Banorja e shtëpisë më të njohur në Shqipëri BBV, njëherësh dhe këngëtarja në Kosovë Nita u ka rrëfyer ditën e sotme banorëve të tjerë betejën e sa me kancerin në gji.

Një ditë më parë, Nita u ka treguar banorëve të “Big Brother VIP2” se vitin e kaluar ka kryer një operacion pasi kishte kancer në gji. Por pas futjes së saj në shtëpi i janë rikthyer disa prej shqetësimeve, ku pas kontrolleve të nevojshme gjithçka ka rezultuar ok.

Gjatë spektaklit të ditës së sotme, këngëtarja nga Kosova ka zbuluar arsyen se pse vendosi ta tregonte këtë histori.

“Fillimisht ju falënderoj për kujdesin që keni treguar ndaj meje. Ka qenë e papritur për mua, por mos të harroj që është gjithmonë. Çdo shqetësim i vogël reagoj.

Më vjen keq dhe jam e sigurt që ju kam dhënë ekstra stres, sepse e di sa e vështirë është këtu. Ju kërkoj falje të gjithëve.