FOTO- U qëllua 27 herë me thikë në Bllok, ky është 40-vjeçari, Dorzi i njohur më parë për policinë

Personi në foto është Eder Dorzi, banues tek Ali Demi, përsoni i cili është plagosur 27 herë me thikë nga dy persona, brenda një lokali të njohur në Bllok.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00 të drekës të së shtunës, ku 40-vjeçari është qëlluar disa herë me thikë. 40-vjeçari ndodhet në spitalin e Traumës në gjendje kritike dhe sipas familjarëve ka 27 plagë në trup të shkaktuara nga goditjet me thikë dhe rrezikon që të paralizohet, pasi nuk i lëviz dot këmbët dhe duart.

Familjarët kanë bërë kallëzim në komisariatin 2 të policisë, janë dhënë deklaratat në polici. Sipas të plagosurit dy persona i janë afruar në tavolinë si miq dhe më pas e kanë qëlluar me thikë. Ende nuk dihen shkaqet e konfliktit dhe 41 vjeçari deklaron se nuk ka konflikt me njeri.