Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ka urdhëruar të gjithë drejtorët në 12 qarqet e vendit për të luftuar krimin e organizuar përmes identifikimit të autorëve të vendosjes së kamerave të sigurisë të paautorizuara nëpër hapësirat publike, rasti i zbuluar në Shkodër.

Urdhri i kryepolicit për të gjitha drejtorit vendore të policisë është për të identifikuar kamerat e sigurisë që janë pa zot, që nuk janë në emër të askujt dhe nuk justifikojnë vendin e instalimit, në hapësira ku konsiderohen si vende me lëvizje të anëtarëve të grupeve kriminale.

Pritet të ketë operacione të tjera për çmontim kamerash që mendohet se janë vendosur për të monitoruar jo vetëm anëtarët kundërshtarë të krimit, por edhe efektivëve të policisë. Në fokus pritet të jenë qarqet Vlorë, Elbasan, Durrës, Tiranë dhe Fier, të konsideruara si pika të nxehta të krimit në vend.