Një 50 vjeçar është arrestuar në Shkodër pasi ishte dënuar nga shteti italian për drogë.

Tolin Fufi ishte dënuar me 9 vite dhe 4 muaj burg për veprën penale “Shkelje e ligjit mbi narkotikët”. Interpol Tirana në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese po kryen veprimet për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve bënë ndalimin me qëllim ekstradimin drejt Italisë të shtetasit Tolin Fufi, 50 vjeç, banues në Shkodër. Gjykata e Milanos, Itali, me vendim të datës 31.01.2022, e ka dënuar këtë shtetas me 9 vite e 4 muaj burg, për veprën penale “Shkelje e ligjit mbi narkotikët”, parashikuar nga Kodi Penal Italian. Interpol Tirana në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese po kryen veprimet për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.“, njofton policia./abcnews.al