Dy punonjës policie janë konfliktuar me njëri-tjetrin. Mësohet se një punonjës i forcave ‘Shqiponja’ në drejtorinë e Tiranës është përfshirë në sherr më një punonjës të qarkullimit rrugor. Ngjarja ka ndodhur këtë të enjtë në Tiranë, në afërsi të Rrugës së Barrikadave, pranë shkollës “Sami Frashëri”.

Më konkretisht raportohet se punonjësi i forcave ‘Shqiponja’ me iniciale Y.D., po lëvizte më një automjet, kur punonjësi i qarkullimit i ka bërë me shenjë të ndalojë. Efektivi i forcave ‘Shqiponja’ nuk është bindur, por ka dalë nga makina dhe ka qëlluar kolegun e tij me grusht.

Pas kësaj ai është larguar dhe nuk dihet ende se ku ndodhet. Kjo pasi Agjencia e Mbikqyrjes Policore ka nisur hetimet dhe është vënë në kërkim të efektivit me inicialet Y.D., por po ashtu deri nw zbardhjen e plotw tw sherri, drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Tonin Vocaj ka bërë pezullimin e menjëhershëm nga detyra të punonjësit të Policisë, shtetasit Y. D.