Pothuajse 200 metër rrugë, kanë bërë që fshati Rrjoll në Velipoje të jetë i ndarë në dysh, ku për shkak të amortizimit të rrugës një pjesë e fshatit rrezikon të jetë i izoluar. Mjetet kalojnë me shumë veshtirësi për shkak të mungesës së infrastrukturës në këtë segment rrugorë që lidh dy anët e fshatit.

Banorët e kesaj zone pasi janë përballur me heshtjen e të gjitha institucioneve I janë drejtuar deputetit Benet Beci për të zgjidhur këtë cështje jetike për komunitetin.

Deputeti Benet Beci, ka parë nga afër situatën dhe ka takuar banorët e zonës së bashku me përfaqësues të Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe firmës kontraktuese që po zbaton projektin e rrugës Shëngjin Velipojë.

Pas diskutimeve, deputeti Beci ka gjetur dakordësine e të gjithë banorëve për të ndërhyrë në punimet e këtij segmenti duke zgjidhur këtë problem shqetësues për familjet e kësaj zone.

Investimi imediat, i cili nuk merrte zgjidhje prej 5 muajsh do të kryhet brënda pak ditësh, kjo falë angazhimit të firmës kontratuese e cila ka nisur punën menjëherë për përfundimin e këtij investimi që zgjidh këtë cështje kaq jetike për banorët e kësaj zone.