Në Shkodër tashmë është bërë e udhës që mbeturinat ti gjesh kudo, në cdo lagje, rrugë apo edhe sheshe.Këto pamje janë marrë këtë të Premte dhe nuk janë në Landfillin e Bushatit por në zonën industriale në periferi të Shkodrës.Trotuari për kalimtarët ka dalë jashtë funksionit.

Këta të fundit nuk kanë akses të lëvizin nëpër trotuar për shkak të mbeturinave të shumta që kanë pushtuar pothuajse pjesën më të madhe të zonës. Pas mbushjes së kazanëve të plehrave qytetarët janë detyruar ti hedhin pranë tyre, por ato janë shpërndarë në të gjithë sipërfaqen duke i shtuar këtu edhe depozitimin e mbetjeve industriale që krijohen nga fasoneritë dhe fabrikat e ndryshme në këtë zonë.

Banorët kërkojnë që bashkia të ndërhyjë menjëherë për tërheqjen e mbeturinave pasi ato i paguajnë të gjitha taksat vendore për pastrimin.Nga ana tjetër bizneset vijojne te jene te pa ndergjegjësuar duke i hedhur mbetjet ne trotuare e duke krijuar stoqe te tilla.Vazhdimisht ish zona industruale ka qene nje gangrene sa i përket mbetjeve .

Ndotja mjedisore si pasojë e mos menaxhimit të mbetjeve, është e mbetet një problem madhor për bashkinë e Shkodrës, po ashtu edhe për njësitë administrative