Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në rrugën Shkodër-Velipojë, në zonën e Dajçit. Një person është rrëzuar nga motoçikleta dhe për pasojë ka humbur jetën. Bëhet fjalë për Mirash Rezaj, i moshës 59-vjeçare.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 17:40 në fshatin Dajç, Shkodër shtetasi M. R. 59 vjeç, banues në Suka Dajç, duke drejtuar motorçikletën, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motorçikletës, ku si pasojë është rrëzuar dhe ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.