Ka ndërruar jetë në spitalin e Tiranës 17-vjeçari i cili u përplas për vdekje me makinë nga ish kryebashkiaku i Himarës, Vasil Bollano.

I mituri u aksidentua mbrëmjen e djeshme  dhe u transportua drejt spitalit të Traumës në Tiranë ku edhe ndërroi jetë gjatë orëve të natës.

Aksidenti ndodhi mbrëmjen e djeshme në Llogora, ku ish-kryebashkiaku i Himarës, Vasil Bollano, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, përplasi të miturin Elio Hamiti.17-vjeçari ka qenë duke kaluar rrugën për të shkuar tek lokali i gjyshes së tij, i cili ndodhet në afërsi të fushës së sportit në Llogora. Në atë moment Vasil Bollanos ka kaluar në këtë aks rrugor dhe e ka përplasur.

Aktualisht Bollano është shoqëruar në komisariat për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.

Top Channel