Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish nga foltorja e parlamentit pas akuzave të bëra nga opozita.

Rama theksoi se ai pret çdo lloj epiteti nga opozita pasi ajo është opinion, por nuk mund të akuzosh dikë për prova.

Ndërsa shtoi se në rast se opozita do të vijojë përdorë këtë gjuhë, ai do të vijojë ti quajë palaço, pasi vetëm palaçot mund të shpifin dhe të bëjnë akuza penale pa asnjë provë.

“Vetëm me një frymë komuniste mund të akuzohet dhe shpifet përditë për një qeveri të tërë,. Unë nuk i kam askujt borxh dhe nuk ka në këtë vend dhe në asnjë vend tjetër, frymorë që të kenë kontribuar 1 qindarkë në të ardhurat e mia apo të familjes time, ashtu si kundër ju siguroj se nuk ka 1 qindarkë të taksapaguesve shqiptarë në të ardhurat e mia dhe të familjes time. Deri në një provë të kundërt kam të drejtë unë. Atij që akuzojnë ka të drejtë të vërtetojë akuzën, në kohën e komunizmit të thoshin unë të kam parë dhe çafër doje ti në veturën e ambasadës Jugosllave, jo po s’kam qenë, ke qenë thoshte dhe në fund të fusnin plumbin.

Çfarë janë mashtrues dhe hajdutë, kjo është fyerje. Jo po kam bindje tha dje ballisti. Fiks kështu tha ballisti që unë skam prova por ti je ofshore. Unë nuk kam ardhur këtu të ndryshoj veten, unë përmirësoj veten në funksion të punës. Por kur kam një palaço përballë, palaço do tu them. Unë nuk mund të mos e ngre pyetjen a është idiot ai në fund apo bën vetë, mbas gjithë atyre që thotë. Nëse unë do të isha i fshehur në një kompani ofshore, do të isha para drejtësisë jo kryeministër. Mund të më thoni 1 mijë herë një fjalë që është epitet nuk më bën përshtypje.

Mund t’i them këtij o vesh derr, mund të më thotë o kokëderr, keq është por është opinion. Kurse këto akuzat janë vepër penale, duhen vërtetuar. Po më gjetët një herë të vetme që unë të kem akuzuar qoftë dhe atë non-gratën, apo dhe atë që erdhi pas tij dhe ka humbur vetë, nëse me gjeni që unë vetëm një herë ti jem drejtuar o kriminel mbylle gojën, o hajdut pusho, ma sillni dhe unë do kërkoj ndjesë. Këto nuk janë fyerje janë skandale verbale. Janë turpe të paimagjinueshme, për këto dikur shqiptarët vriteshin. Për vesh derr mjafton të kërkoje ndjesë, kurse për këto të ikte koka.

Në kushtet tona duhen prova. Çfarë duhet të mendoj unë? Unë duhet të mendoj se ne duhet të qëndrojmë në këtë detyrë vetëm nëse askush asnjëherë nuk shkel në dërrasë të kalbur, keni parë të ndodh kund kjo. Përgjegjësia është individuale. Tu them të gjithëve unë që ju doli non-grata ju jeni të gjithë të korruptuar, nuk e them dot këtë”, tha Rama.