Ish-efektivi i Forcave speciale Arbër Paplekaj, i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit do gjykohet nga Gjykata e Elbasanit. Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e tij që çështja të shqyrtohej në një nga gjykatat e tjera të vendit.

Vendimimor nga një treshe gjyqtarësh, me kryesues, Ilir Panda dhe anëtarët Sandër Simoni e Sokol Binaj.

Paplekaj, rekursin e tij për transferimin e ccëstjes e bazonte në nenin 94 vijues të kodit të procedurës penale, më argumentin se në Elbasan, nuk garantohet siguria e personave që marrin pjesë në gjykim dhe nga kjo situatë cënohet vullneti i të pandehurve, dëshmitarëve, ekspertëve, por edhe prokurorëve e gjyqtarëve.

Gjithashtu një tjetër argument ku bazohej kërkesa e tij ishte edhe paaftësia e policisë lokale për parandalim të ngjarjeve kriminale.

Duke përmendur faktin se për ngjarjen ku ai është marrë i pandehur nën akuzë për shpërdorim detyre edhe 7 punonjës policie mes të cilëve edhe dy nëndrejtorët, të cilër jo vetëm nuk parandaluan krimin, por edhe nuk mundën dot të identifikonin, personat që qëlluan

Por kërkesat e tij nuk u morën parasysh nga shkalla më e lartë e gjyqësorit, duke vendosur: “Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit Arbër Paplekaj, me objekt “Transferimi i çështjes penale të Arbër Paplekaj, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor, Elbasan”.

Ky vendim i hap rrugë shqyrtimit të kësaj çështjeje dhe shtyrjeve të njëpasnjëshme të seancave. Ngjarja ndodhi më 21 prill 2022 gjatë fushatës të zgjedhjeve parlamentare. Paplekaj e simpatizantë të PD-së, ndaluan automjetin që drejtohej nga Mehmet Greca, me dyshimin se po shpërndante para.

Në ndihmë të Grecës erdhën e mbështetës të Partisë socialiste, mes të cilëve edhe viktima Pjerin Xhuvani. Përplasja u oërshkallëzua nga të shtëna me armë zjarri ku humbi jetën Xhuvani dhe u plagosën dy persona të tjerë.

Në dosje thuhet se në ngjarjen e 21 prillit është qëlluar me dy armë të ndryshme nga persona ende të paidentifikuar që ishun në vendngjarje.