Një rast i rëndë ka ndodhur gjatë javës së kaluar në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, kur një foshnje e lindur pa shenja jete dyshohet se është futur në lavatriçe e mbështjellë me çarçafë nga personeli mjekësor.

Rastin e kanë konfirmuar nga Prokuroria Themelore e Pejës. Zëdhënësi i kësaj Prokurorie, Shkodran Nikçi ka thënë se, Prokurorja e rastit ka pasur një takim konsultativ me prindin e foshnjës. Por ai nuk ka dhënë detaje për shkak të ndjeshmërisë së rastit.

“Rasti ka ndodhur javën e kaluar. Menjëherë pas informatave në vendin e ngjarjes ka shkuar Prokurori i nga Departamenti i Krimeve të Rënda së bashku me Inspektoratin Shëndetësorë dhe policinë. Rasti është duke u hetuar dhe jemi në pritje të raportit nga Inspektorati Shëndetësorë lidhur me këtë ngjarje. Prokurorja e rastit sot ka pasur një takim konsultativ me prindin e foshnjës për të kuptuar më shumë rreth rastit”, ka thënë Nikçi.