Gjatë ditës së sotme është botuar intervista e plotë e Papa Françeskut për të përditshmen spanjolle “ABC” në të cilën ka vendosur të flasë për herë të parë për letrën e dorëheqjes që ka nënshkruar që në mars të vitit 2013.

Letra e dorëheqjes i është dorëzuar sekretarit të shtetit të atëhershëm të Vatikanit, kardinalit Tarcisio Bertone, i cili ishte emëruar nga Papa Benediktit XVI dhe më pas qëndroi në detyrë për rreth gjashtë muaj pas zgjedhjes së Papa Fraçeskut.

“Unë tashmë e kam nënshkruar dorëheqjen time. Tarcisio Bertone ishte sekretar i shtetit. E firmosa dhe i thashë: ‘Në rast pengese për arsye shëndetësore apo të tjera, ja dorëheqja ime’”, thuhet në intervistën me Papën.

Papa Françesku, i cili festoi ditëlindjen e tij të 86-të të shtunën, në intervistën e dhënë për të përditshmen spanjolle ka folur edhe për luftën në Ukrainë. Sipas tij, nuk është një luftë e cila do të mbarojë shpejt, por bëhet fjalë për një luftë botërore.

Po ashtu Papa ka paralajmëruar që gjatë dy viteve të ardhshme do të emëroj një grua në krye të një dikasteri në Vatikan, dhe që zgjedhja e tij e parë vazhdojnë të jetë vizitat në vendet më të vogla të Europës.

Për abuzimet brenda institucioneve të Kishës, Papa tha që është monstruoze që personi që supozohet të të çojë te Zoti të të shkatërrojë gjatë rrugës. Dhe negociatat për këtë nuk janë të mundshme