Drejtori i ri i policisë vendore në Shkodër Ervin Hodaj e ka nisur punën e tij ashtu siç zakonisht kanë bërë të gjithë drejtorët e rinj. Hodaj në ditën e dytë të punës si drejtor i policisë së Shkodrës ka urdhëruar kontrolle në rrugët e qytetit për automjetet që mund të jenë në shkelje të ligjit dhe kundërvajtje.

Për të treguar dorën e hekurt në ditët e para të punës pas prezantimit të tij më 16 dhjetor si kreu i ri i policisë së Shkodrës, efektivët e rrugores kanë zhvilluar kontrolle të shumta kryesisht në qendër të qytetit duke bllokuar disa automjete që ishin në shkelje ligjore.

Ndërkohë këto kontrolle në rrugët e qytetit nga ana e efektivëve do të vijojnë edhe në ditët e ardhshme në Shkodër. Po ashtu policia përveç kontrolleve në akset kryesore të qytetit do të angazhohet edhe për mbarëvatjen e festave të fundvitit për shkak të shtimit të lëvizjeve për të mos lejuar abuzime nga ana e drejtuesve të mjeteve që mund të bëhen më pas shkak për aksidente rrugore.

Drejtori i ri Hodaj pritet që të ndërmarrë edhe masa për goditjen e paligjshmërive dhe grupeve apo individëve kriminal /star plus/