Shkodra dhe futbolli janë një dashuri që nuk ka limit. E tillë është dhe histori e Gleart Golemit me futbollin dhe pasionin e pa reshtur ndaj këtij sporti.

Si çdo djalë shkodran dhe Glearti kishte ëndrrën për t’u bërë një ditë futbollist. Hapat e tij të parë ishin në akademinë e Vllaznisë, ku luajti deri në moshën 14 vjeç. Familja e tij nuk e pëlqente këtë rrugë, pasi eksperiencat me të afërmit e tyre që kishin qenë pjesë e futbollit nuk ishin aq positive dhe e ardhmja ishte e pasigurt.

E ardhmja pa futboll e Gleartit, ishte e paimagjinueshme siç është dita pa diellin e saj. Idetë e shumta në mendjen e tij për të ardhmen lidheshin vetëm me futbollin. Ideja e të qenurit trajner ishte diçka jo e re për Gleartin, pasioni që ai kishte dhe vullneti për të mësuar gjëra të reja e për të mbushur veten me dije në këtë drejtim, bindi totalisht familjen e tij.

Idhulli I tij në botën e madhe të trainingut është Pep Guardiola. Sakrificat e tij për të arritur një sukses gjatë jetës së tij ishin të shumta. Fokusi I tij u zhvendos I gjithi në këtë drejtim, aq sa ditët e nxehta të verës preferonte t’I kalonte në shtëpinë e tij duke studiuar, ndryshe nga shumë të tjerë.

Librat e tij sa vinin e shtoheshin dhe në një moment u shfaq mundësia që të vijonte studimet në universitetin e Koln në Gjermani. Këtu nis dhe rrugëtimi I tij dhe kontaktet e para me kombëtaren gjermane të futbollit.

Intervista:

Gleart të falenderoi që pranove të zhvillonim këtë intervistë për Newsport.al.

Kënaqësia është e gjitha e imja.

Na trego shkurtimisht disa nga etapat e tua, që të bëri video-analist të katër herë kampionëve të botës?

Çdo gjë nisi nga universiteti ku unë studioja, ndërkohë që dhe përmirësoja njohuritë e mia  në gjuhen gjermane. Univeristeti kishte një format të cilin prej vitesh e aplikonin me studentët e tyre. Ishte një test I përgjithshëm mbi njohuritë bazike rreth futbollit, që ato e zhvillonin dhe seleksionin një pjesë të studentëve. Unë pata fatin ta kaloja me sukses. Drejtuesit më dhanë të drejtën që të ishta trainer i një ekip futbolli amator të grupmoshave U-10, dhe aso kohe isha vetëm 18 vjeç.

Unë si çdo punë tjetër isha shumë I fokusuar dhe dhashë maksimumin që punën time ta bëj në mënyrën më të mirë të mundshme, kjo gjë u ra në sy dr               ejtuesve dhe pas 1 viti jam ngjitur tek grupmoshat e U-14.

Paralelisht unë isha dhe në shkollë dhe federate gjermane kishte lidhje me univesitetin tone. Kjo është një strategji e aplikuar prej afro 15 vitesh dhe mundohet gjithmonë të përzgjedhin video-analistat më të mirë për të studiuar kundërshtarin, si në anën taktiko ekipore por dhe inviduale.

Ti nuk je I vetmi video-analist në kombëtaren gjermane, ka dhe të tjerë që janë të moshës tënde?

Kombëtarja gjermane ka 3 video-analist, një ndër to jam dhe unë. Këtë gjë Gjermania e ka bërë për çdo lloj kompeticioni, për të pasur në ndihmë sa më shumë persona, pasi puna realisht është shumë e madhe.Të gjithë janë në një moshë më të madhe se mua.

Kjo gjë u ka bërë përshtypje në fakt, pasi ne ishim në një provë që Fedetrata Gjermane zhvilloi. 120 persona aplikuan në këtë testim. Fillimisht ishin 70 persona që u përzgjodhen, ku për disa muaj punuam me profesorë të dryshëm. Numrin I personave që ishim të pranishëm u reduktua në 30 vetë.

Këto 30 vetë që mbetëm, për disa muaj punam shumë duke analizuar të gjitha kombëtaret e moshave dhe kombëtaren A.

Në gjithë këto persona që morën pjesë në testim, ti je I vetmi shqiptar I pranishëm apo kishte dhe të tjerë?

Gjatë periudhës që ne vijonim testimet, nuk më rezultoi të njihja dikë që mund të ishte nga Shqipëria.

Ne jemi grup dhe punojmë në mënyrë të tillë, pasi punën tonë e përcjellim te zëvendës trajneri që është dhe analisiti kryesorë. Ai materialet tona I merr I shikon dhe në fund del në një përfundim që e sugjeron te trajneri.

Ky është një rol I ri që ka hyrë së fundmi në futboll. Po të vësh re me vëmendje në krah të trajnerit është gjithmonë një person I cili rri me tabletë para, gjatë gjithë ndeshjes.

Çdo të thotë për Gleartin të punosh në kombëtaren gjermane, sa emocion të jep kjo gjë dhe si një djal shkodran a e ndjen pak veten tifoz?

Të them të drejtën po, është një emocion I madh në fakt të punosh me këtë Kombëtare. Po të tregoj një fakt interesant, kur po shikoja ndeshjen me Spanjën.

Unë isha përgjegjës për analizën e Spanjës, që do I dorëzohej stafit të kombëtares. Ne kemi analistin e kombëtares që kontaktojmë dhe jemi të lidhur në mënyrë direkte, pasi ai merr të gjithë punën tonë dhe e pasqyron te trajneri, normalisht pas një rishikimi akoma më skeptik dhe nxjerr në pah gjërat më cilësore.

Unë kam patur në analizë 6 lojtarë, që duhet t’I analizoja në mënyrë individuale dhe akoma më interesante, pjesë e këtyre ishte dhe autori golit, Alvaro Morata. Të tjerë ishin Ferran Torres, Eric Garcia, Pedri, Jordi Alba, Nico Williams.

Veç këtyre lojtarëve kam patur në analizë, fazën e qarkullimit të topit nga portieri, pra ndërtimin e lojës së Spanjës që duhet ta analizoja dhe presingun lart të Spanjës. Këto dy faza në aspektin taktik ekipor I kisha si detyrë.

Diçka shumë interesante kjo. Si e shikoi Glearti këtë ndeshje, pas punës që kishe bërë për ndeshjen ndaj Spanjës?

(Qesh) Në fakt goli I tyre ishte diçka e menduar nga unë për këtë lojtar. Një lëvizje në shtyllë të parë e Moratës, tipike e këtij lojtari. E kishim analizuar në fakt, pasi ishte një lojtar që nisej nga qendra dhe shkon në shtyllë të parë duke kërkuar zonat qorre të qendërmbrojtjes. Diçka e tillë nuk është aspak e thjeshtë për një qendërmbrojtës, pasi duhet të jesh tër kohën I përqendruar në një shikim periferik dhe të ndjekësh çdo lëvizje të këtij lojtari. Në këtë rast ishte fati ti Moratës pasi koha e Sules nuk ishte ajo e duhura për ta markuar dhe ai shënoi.

Në pjesën e dytë Gjermania filloi dhe bëri presion lart, ndryshoi shumë nga loja e saj. Unë kam pasur pikërisht këtë gjë për t’I analizuar kundërshtarit dhe unë natyrisht dhashë dhe propozimet e mia. Preferoi një markim 1v1 lart pasi kjo për Spanjën është një problem e kemi vën re historikisht që Spanja gjithmon kërkon lojtarin që është I lirë për të pasuar, pasi është në ADN-në e tyre. Kjo u realizua me sukses në pjesën e parë, por me startin e pjesës së dytë Gjermania ndryshoi shumë.

Flick shtyu para mbrojtësin e majtë David Raum dhe markimi u bë 1v1, nga ku erdhen dy apo tre rikuperime topi të menjëhershme në zonat e rrezikshme. Kjo të jep një ndjesi shumë ndryshe pasi është diçka që e kisha sugjeruar dhe funksionoi shumë mirë.

Ti tashmë je prej një kohë të gjatë në këtë detyrë dhe niveli është tepër I lartë, si ndihesh ti për këtë?

Unë kam dy vite që shërbej në video-analizën e kombëtares gjermane. Ishte koha që trajneri Loë sapo u largua, por ne kishim kontakt shumë me mdihmësit e tij dhe kemi qenë në shumë darka ku kemi shkëmbyer shumë ide.

Ndërkohë që me trajnerin aktual të jem I sinqertë nuk kemi pasur kontakt akoma. Puna jonë dhe kontakti ynë është I drejtpërdrejtë me zëvendës trajnerin Marcus Sorg dhe Stephan Nopp, ku me këtë të fundit shkëmbejmë shumë biseda.

A mund të themi atëherë që Glearti është ajo ‘’arma’’ sekrete e trajnerit Flick, si I vetmi shqiptar në të gjithë artilerinë gjermane?

(Qesh) Nuk do të thoja këtë pasi jemi disa që punojmë për këtë. Në fakt kam qenë I interesuar që të bëj një kërkim, për faktin kombësisë. Më ka bërë shumë përshtypje pasi deri në vitin 2006 që kam kërkuar nuk ka rezultuar të ketë asnjë shqiptar tjetër. Madje në të gjitha takimet e shumta që kemi pasur, nuk më ka ndodhur që të takoi një tjetër shqiptar.

Duhet të themi që shqipëtarët kanë fokusin te pjesa e të bërit tifo për kombëtaren gjermane sesa të arrijë të japë kontributin e saj?

As un nuk mbetem pas, pasi kohë më parë kur isha në Shkodër dhe unë kam dal të festoj me babin për Kupën e Botës në 2014. Po të kërkoj në videot, e sigurt që mund të dal në ndonjë vend. (Qesh)

Në Shkodër themi që ‘’Nuk je Shkodran, në qoftë se nuk je tifoz me Vllazninë’’. Po Glearti sa I qëndron kësaj shprehje, a e ndjek ndopak ekipin e qytetit?

Të them të drejtën unë mundohem ta ndjek sa më shumë. E sigurt që 1 ndër 2 ndeshje të tyre I shikoj, pasi koha është e limituar dhe nuk kam mundësi për më tepër. Por unë dua të them që jam një djal që jam rritur te stadiumi dhe e them me plot gojë që ka qenë shtëpia ime e dytë. Unë akoma kur përmend emrin e Vllaznisë, gjëja e parë që më vjen në mendja është momenti shumë I vështirë që kemi kaluar, veçanërisht ndeshja me Tiranën ku dhe kam qenë I pranishëm pasi shpëtuam nga rënia nga Kategoria dhe kur e përmend të them të drejtën më rrenqethet mishi. Në këto 2 vitet e fundit mund të them që kemi bërë disa hapa pozitiv, por jemi akoma larg atij futbollit profesionist apo e një ide e të krijuarit një klub me stabilitet që të jemi të suksesshëm.

A ka pasur ndonjë kontakt nga ana e drejtuesve të Vllaznisë, ku mund të të kenë kërkuar ndonjë sugjerim apo ndonjë ofertë?

Jo. Nuk kam pasuar asnjë kontakt direkt me drejtuesit e Vllaznisë. Di të them që kam pasur kontakt me disa njerëz që mund të jenë afër klubit ose më saktë që kanë qenë kandidat për t’u bërë pjesë e klubit, si video-analist apo përgatitës atletik dhe më kanë pyetur për disa gjëra. Të them të drejtën nuk është synimi im Shqipëria por Europa perendimore, momentalishtë Gjermania. Por unë jam djal Shkodran dhe në rast se dikush do të kërkojnë një ndihmë nga unë do të jem gjithmonë I gatshëm për të dhënë kontributin tim pa diskutim. Jam person që dua të shpërndaj dijen dhe për këtë jam shumë I hapur, pasi kështu dëshiroj dhe unë që njerëzit e aftë të jenë për të mësuar dhe unë nga ato.

Paralelisht ti po ndjek një intership te ekipi I Leverkusen në elitën e futbollit gjerman dhe nga ana tjetër je pjesë e ekipit kombëtar. Si do të jetë e ardhmja jote në rast se do të kishit një ofertë nga klubi?

Unë I mbyll angazhimet e mia me kombëtaren gjermane pas kampionatit botëror. Puna me kombëtaren nuk është diçka që zgjat shumë pasi ndeshjet janë në distanca të largëta me njëra tjetrën. Momentalisht jam pjesë e moshave të U-15 dhe U-17 e ekipit të Leverkusen në rolin e dyfishtë si trajner dhe video-analist. Ky është një rol që ka nisur të aplikohet këtu 2-3 vitet e fundit, ku po të shihet me vëmendje në krah të trajnerit gjatë ndeshjeve është dhe një person në krah me tabletë para që vëzhgon çdo detaj dhe ai është zëvendës trajneri I ekipt dhe jep direkt mendimin e tij për situate të ndryshme të lojës.

Në rast të një oferte të re nga kombëtarja gjermane për të vijuar bashkëpunimin, a do ta pranonit?

Të them të drejtën do preferoja më mirë klubin. Dua shumë që të jem I angazhuar dhe të kem atë tensionin e përditshëm të punës, pasi këtë gjë në kombëtare e shijon shumë radhë, ndërsa në klub ke kontakt të përditshëm, biseda me lojtarët dhe unë jam në një moshë të re ku dëshiroj të kem angazhim të përditshëm.

Ju faleminderit për këtë intervistë Gleart dhe të uroj sukese në karrierën tuaj.

Ju faleminderit juve. /Ambër Ursi/