Rama mbledh drejtuesit e qarqeve, fokusi tek zgjedhjet lokale

Kryeministri Edi Rama mbledh drejtuesit e qarqeve në orën 16:00.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se fokusi i takimit të pasdites mes socialistëve është për zgjedhjet e ardhshme lokale që do të mbahen më 14 maj.

Nuk dihet se çdo diskutohet konkretisht, apo nëse do të lajmërohen emrat e kandidatëve të Partisë Socialiste për zgjedhjet e ardhshme lokale ndërsa kundërshtarët e tyre politikë sapo kanë përfunduar procesin e Primareve.