Rruga e Prekalit është një nga më të frekuentuarat në njësinë administrative Postribë për shkak se lidh Shkodrën me zonat malore, të cilat janë tejet të frekuentuara edhe gjatë dimrit. Kjo rrugë, që tashmë nuk I shërben vetëm banorëve të zonës është kthyer në një problem për të gjitha kalimtarët për shkak të rrëshqitjes së gurëve dhe dherave në të gjithë gjatësinë e saj. Banorët e kanë përcjellë disa herë shqetësimin e tyre përmes Star Plus, por ende mungon angazhimi nga institucionet të cilat janë përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugës.

Reshjet intensive të shiut gjithmonë shkaktojnë rrëshqitje të dherave dhe gurëve në këtë zonë. Ky problem nuk mund të jetë I panjohur për institucionet. Nuk ështe hera e parë që në këtë segment ka patur rrëshqitje të gurëve, dhe siç duket as e fundit, deri sa te ndërhyhet me specialistë për të gjetur një zgjidhje që të mënjanohet rreziku.

Ndërkohë, vershimi I ujit në rrugë për shkak të kapacitetit të vogël te ujëmbatjës të kanaleve krah rrugës ka ngritur edhe një shqetësim tjetër. Në një situatë të tillë uji mbulon sipërfaqe të mëdha të rrugës duke bërë që shoferët të lëvizin me kujdes në këtë zonë. Vërshimi I ujit të kanaleve në rrugë është një problematikë e njohur prej kohësh nga banorët e zones por edhe institucionet përgjegjëse. / star plus /