Reshje shiu dhe debore / Bashkia Shkoder thirrje banoreve

Të dashur banorë të Bashkisë Shkodër! Bazuar në parashikimet e IGJEUM, territori i Bashkisë Shkodër pritet të ketë këtë fundjavë reshje të shumta shiu si dhe reshje dëbore në zonat malore.

Nga ana e Hidrocentraleve në Kaskadën e Drinit sipas raportimeve mund të ketë shkarkime, kjo bazuar në nivelin e prurjeve.

Shtabi i emergjencave të Bashkisë Shkodër është në gatishmëri për çdo situatë që mund të paraqitet. Ju lutemi banorëve të nënShkodrës të kenë vemendje të shtuar, si dhe raportim sa më të shpejtë të problematikave që mund të shfaqen në këto njësi duke njoftuar në numrin e celularit: 067 303 5950.

Ju faleminderit!