Kroacia e pabesueshme, e mrekullueshme, Brazili në “errësirë”. Një ndeshje për njerëz me zemër të foortë çerekfinalja mes dy skuadrave që eleminoi nga pika e bardhë e 11-metërshave 5 herë kampionët e botës.

Sa shumë emocione dhe ballkanasit në festë pasi kualifikohen mes 4 skuadrave më të mira të botës ndërsa Selecao vazhdon të ndjekë mallkimin e eleminimit në fazën çerekfinale. Emocione pa fund në një ndeshje ku dy golat e vetëm u shënuan në shtesën 30 minutëshe.

Sa shumë vuajtje për Brazilin dhe Kroacinë në fushë që zhvilloi një ndeshje monumentale duke barazuar vetëm 4 minuta nga fundi i shtesës një ndeshje që dukej e humbur pas golit të Neymar. Djemtë e Dalic dhuruan një ndeshje për t’u vendosur në kornizë ndërsa Brazilin nuk arriti të bënte diferencën pavarësisht faktit që në fushë kishte klas me shumicë me freskinë e linjave të dyta në lartësinë e titullarëve.

“O Ney” shënoi në fund të shtesës së parë duke krijuar iluzionin se ndeshja mori drejtim për 5 herë kampionët por Petkovic ngreiu stadiumin në fund me golin e barazimit. 1-1 dhe të gjithë drejt 11-metërshave pasi ballkanasit bënë rezistencë mjaftueshëm për ta çuar ndeshjen në rrjedhën që dëshironin.

4-2 nga goditja e penalltive është rezultati final me Rodrygon dhe Marquinho që gabuan nga 11 metrat dhe Kroacia e Dalic në festë. e pabesueshme ajo që ndodhi në 20 minutat e fundit.