Rrjeti Ballkanik për Gazetari Investigative në Shqipëri (BIRN Albania) organizoi sot takim konsultues me organizatat e shoqërisë civile dhe aktivistët mjedisorë, në qarkun e Shkodrës.

Zhvillimi i takimeve ka për qëllim ndarjen e ideve dhe arritjen e bashkëpunimit, nëpërmjet së cilave në të ardhshëm të mund të raportohen temat më me interes . Ky aktivitet u organizua në kuadër të projektit “Forcimi i reziliencës përmes gazetarisë mjedisore”, bashkë-financuar nga Programi i Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci të Ambasadës së SH.B.A.-së në Tiranë, dhe i zbatuar nga BIRN në bashkëpunim me gazetarët lokalë.