Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur vargjet e poezisë së shkruar nga Migjeni (Millosh Gjergj Nikolla) për të uruar rininë për ditën e sotme.

Në një postim në Facebook, ai ka ndarë ‘Poezinë e Rinisë’ për rastin e 8-dhjetorit. Më 8 dhjetor 1990, një grup studentësh e pedagogësh të Universiteteve të Tiranës, u bënë iniciatorë e protagonistë të kthesës së madhe historike, protestave paqësore që sollën rënien e sistemit komunist dhe lindjen e demokracisë.

Lëvizja Studentore e vitit 1990 është e vetmja Lëvizje paqësore që ndryshoi historinë e Shqipërisë. Të organizuar ata marshuan nga ‘Qyteti Studenti’ u bënë iniciatorë e kthesës së madhe historike të vendit, duke u ngritur në protesta që sollën rënien e sistemit komunist dhe ardhjen e demokracisë.