Një 62-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, ditën e sotme, nën akuzë për përndjekjen e një të reje.

Policia ka njoftuar se shtetasi G.Sh është arrestuar pas denoncimit të një 25-vjeçareje, e cila e akuzon për përndjekje.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin G. Sh., 62 vjeç, pasi ka përndjekur një shtetase 25 vjeçe.