Me pranga në duar dhe i shtrirë në spital, Shehu shfaqet në praninë e policëve duke firmosur deklaratën.

Gazetarja e Panorama, Nikoleta Kovaçi teksa i referohet policisë thotë se Shehu  ka refuzuar të japë shpjegime, ndërkohë që është nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Traumës.

Ndërkohë janë shoqëruar për të dhënë shpjegime edhe dy truprojat e Sali Berishës.

Ditën e djeshme Gert Shehu, u shpëtoi nga duart truprojave dhe arriti që të godiste me grusht kreun e PD-së, Sali Berisha, teksa ky i fundit po marshonte në bulevard së bashku me Ilir Metën.

Ngjarja ndodhi në rrugën që lidh selinë e Partisë Demokratike me bulevardin Dëshmorët e Kombit.  Menjëherë kanë ndërhyrë truprojat e Berishës  dhe simpatizantët të Partisë Demokratike, të cilët kanë bërë të mundur neutralizimin e 31-vjeçarit.

Më pas kreu i opozitës Sali Berisha edhe pse me shenja në fytyrë, vazhdoi rrugën drejt protestës aty ku mbajti edhe fjalim.