Aksident me vdekje në kryeqytet. Policia informon se rreth orës 17:30, në aksin rrugor Shkozë – TEG, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka aksidentuar një person ende të paidentifikuar, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për saktësimin e gjeneraliteteve të drejtuesit të automjetit dhe të viktimës, si dhe për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 06.12.2022, rreth orës 17:30, në aksin rrugor Shkozë – TEG, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për saktësimin e gjeneraliteteve të drejtuesit të automjetit dhe të viktimës, si dhe për sqarimin e rrethanave të aksidentit.