A do ta dorëzojë mandatin e deputetit për të garuar për Bashkinë e Vaut të Dejës? Cfare thote Zef Hila

Deputeti i PD, Zef Hila i cili ka marrë pjesë në garën për primaret e PD për Bashkinë e Vaut të Dejës, ka fituar me shumicë votash përballë kandidatit tjetër Kolë Shaba.

Zyrtarisht në këto primare Hila ka marrë 722vota, ndërsa kandidati tjetër Shaba ka marrë 117 vota.

I kontaktuar nga Abcnews.al ku është pyetur nëse do e dorëzojë mandatin për të garuar në zgjedhjet lokale të 14 majit për Bashkinë e Vaut të Dejës, Hila tha: Patjetër që po, nuk bëhet fjalë.

/Taulant Halili/Abcnews.al/