Këto pamje i përkasin kësaj të shtune në malin e Taraboshit që është një zonë e cila administrohet nga zonat e mbrojtura.Sipërfaqe të shumta janë të mbuluara me drurë të prerë e degë të thara përtokë e të lëna aty.

Një pjesë e pemëve janë dëmtuar nga faktorët atmosferik e më pas janë rrëzuar përtokë ndërsa disa të tjera janë prerë qëllimisht nga persona ende të paidentifikuar të cilët i kanë prerë në mënyrë të paligjshme. I kontaktuar përmes telefonit Drejtori i Zonave të Mbrojtura në Shkodër Agim Dardha thotë se ky rast është duke u verifikuar me specialistët në terren dhe është dokumentuar ku do të ndiqet në vijim nga organet ligjzbatuese.Drurët e dëmtuar janë të llojit pishë. Specialistët e zonave të mbrojtura mendojnë se kjo gjë ka ardhur për shkaqe natyrore ku pemët janë rrëzuar përtokë e më pas persona ende të paidentifikuar i kanë prerë në mënyrë të paligjshme këto drurë.

Mali i Taraboshit është pak i veshur me bimësi dhe është mali më i lartë në Shkodrën veriore dhe është e shpallur si zonë e mbrojtur.Por kjo nuk është hera e parë që një masaakër mjedisore bëhet në këtë zonë pasi disa herë banorët kanë denoncuar faktin se po priten pyjet në mënyrë të paligjshme. Ditët në vijim pritet që të ketë një reagim zyrtar nga ana e drejtuesve të ADZM Shkodër për të sqaruar më në detaje lidhur me ngjarjen e krijuar në Malin e Taraboshit.