Anëtari i Këshillit të Bashkisë Shkodër,Gëzim Galiqi ka kritikuar mënyrën e paraqitjes së projekteve për të cilat kërkohet miratimi i këshilltarëve. Për këshilltarin Galiqi,projektet duhet të paraqiten të plota edhe nga ana vizuale.

Kjo mënyrë do bëjë që këshilltarët të jenë të qartë se për çfarë votohet,si dhe do të shërbejë për informinin e qytetarëve.

Kritikat e Galiqit gjetën përkrahjen dhe të këshilltarëve të tjerë ,të cilët kërkuan që të merren parasysh në prezantimet e projekteve të ardhshme.