Te gjithe e pranojme se Shkodra ka qene dhe mbetet nje qytet i mrekullueshem, i llastuar nga bukuria gjeografike dhe kulturore, me asete pafund per te shpalosur.

Megjithate kur flitet per fundvitin dhe mundesite qe te jete destinacion atraktiv per vizitoret nga qytete te tjera te shqiperise , Kosoves dhe me gjere statistikat tregojne se ka dicka qe ngec.

Korca vijon te jete ne top listen e vendeve per tu vizituar ndonese pranohet se Bashkise Shkoder nuk i mungojne as shetitoret, as zonat e zbardhura nga bora, as bujtinat e as hotelet e aq me teper shpirti i festes.

Por ajo qe mungon eshte qartazi strategjia , qofte e operatoreve te biznesit , pasi akoma sot nuk kemi paketa te ofertave per festat e fundvitit .

Po ashtu edhe pushteti vendor ne nisje te muajit te festave nuk ka nje kalendar te publikuar te aktiviteteve artistiko -kulturore apo ndonje promo qe afron vizitoret me Shkodres si kryeqender e kultures ne mbare rajonin.

eetimes