Emigrantët shqiptarë festuan në Londër mbrëmjen e së hënës “Ditën e Pavarësisë” së Shqipërisë, duke shkaktuar irritim tek shoferët të cilët mbetën të bllokuar për orë të tëra në rrugë

Qindrashqiptarë dolën në rrugë dhe siç shihet në videot në rrjetet sociale, ata mbërritën në qendër të kryeqytetit britanik me makina të shtrenjta, brenda të cilave valëvisnin flamujt kuqezi.

“Ata shkaktuan kaos në rrugët e Londrës duke i rënë vazhdimisht borive për të festuar Pavarësinë e Shqipërisë që festohet çdo vit më 28 nëntor”, shkruajnë mediet britanike.

Videot e shpërndara në internet tregojnë automjete të tilla si Mercedez, Lamborghini dhe Porche që ndalojnë trafikun rreth Westminsterit.

Mes makinave kishte një Lamborghini Huracan ngjyrë vjollce dhe një Mercedes të klasit G, makina që kushtojnë mbi 120 mijë paund.

“Daily Mail” thotë se drejtuesit e disa makinave po manovronin ndërsa njëkohësisht i binin borive pandërprerë, ndërsa shumë vajza ishin veshur me kostume tradicionale dhe kërcenin në rrugë.

Sipas tabloidi britanik, festimet shkaktuan kaos trafiku në rrugë, ku shumë shoferë reaguan të indinjuar ndërsa e cilësuan këtë shfaqje si “festime egoiste”.

Është një rritje e mprehtë në krahasim me vitet e mëparshme, ku vetëm 3% e të ardhurve në vitin 2021 janë me kombësi shqiptare dhe vetëm 1% në 2020.

Festimet shënuan tubimin e dytë të madh të shqiptarëve në kryeqytet këtë muaj pas protestave kundër Sekretares së Brendshme dy javë më parë.

Një grup protestuesish vendosën flamurin e tyre mbi statujën e Winston Churchill në Sheshin e Parlamentit më 12 nëntor, ndërsa protestuan kundër deklaratave të bëra nga Suella Braverman.

Më shumë se 1500 protestues u mblodhën në Urën Westminster dhe marshuan drejt Pallatit të Westminsterit duke i kërkuar qeverisë që t’i respektojë ata si njerëz dhe të drejtat e tyre njerëzore, duke deklaruar: “Jo të gjithë shqiptarët janë kriminelë”.

Sekretarja e Brendshme u kritikua nga partitë opozitare dhe disa nga ana e saj për gjuhën e ashpër që përdori në fillim të këtij muaji.

Zonja Braverman muajin e kaluar shkaktoi bujë kur tha se Britania u përball me një ‘pushtim’ të emigrantëve të paligjshëm, por që atëherë ka dyfishuar zotimin e saj për të frenuar fluksin e emigrantëve të paligjshëm, ku 42 për qind e të cilëve janë shqiptarë.

Pas komenteve të Braverman, kryeministri socialist i Shqipërisë Edi Rama kishte akuzuar Mbretërinë e Bashkuar për diskriminim ndaj bashkatdhetarëve të tij për të shkëputur vëmendjen nga ‘dështimet e saj politike’.