Më 14 maj 2023 do të mbahen zgjedhjet vendore. Komisionerët që propozohen nga partitë paguhen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Sipas dokumenteve të KQZ, kryetarët dhe zv.kryetarët që do të angazhohen për zgjedhjet lokale do të marrin shpërblim nga 65 mijë – 120 mijë lekë.

Më konkretisht, 65 mijë lekë do të marrin ata që kanë në juridiksionin e tyre më pak se 50 qendra votimi. 100 mijë lekë do të marrin ata që kanë në juridiksion 50-80 qendra votimi. Ndërsa vlerën 120 mijë lekë do marrin ata të cilat kanë në juridiksionin e tyre do të kenë më shumë se 80 qendra votimi. Pak a shumë e njëjta masë shpërblimi aplikohet edhe për sekretarin e KZAZ-së, ndërsa anëtarët e thjeshtë të KZAZ-ve do të paguhen nga 600 mijë lekë.

“Sekretari i KZAZ-së nga momenti i konstituimit deri në shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve:

Në vlerën 60.000 lekë, për KZAZ-të të cilat kanë në juridiksionin e tyre më pak se 50 (pesëdhjetë) qendra votimi

Në vlerën 95.000 lekë, për KZAZ-të të cilat kanë në juridiksionin e tyre 50 (pesëdhjetë) deri në 80 (tetëdhjetë mijë) qendra votimi.

Në vlerën 118.000 lekë, për KZAZ-të të cilat kanë në juridiksionin e tyre më shumë se 80 qendra votimi”, thuhet në njoftim.

Ndërsa anëtari i KZAZ-së shpërblehet në vlerën 60.000 lekë, nga momenti i konstituimit të saj deri në shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve. Kryetari i Komisionit të Qendrës së Votimit (KQV) shpërblehet në vlerën 4.000 lekë. Anëtari dhe Sekretari i KQV-së shpërblehet në vlerën 3.500 lekë. Anëtari i Grupit të Numërimit të Votave (GNV) shpërblehet në vlerën 6.000 lekë.