Zgjedhje mes breshërive të plumbave. Është kjo atmosfera që po i prin datës 4 dhjetor ditë ku do të përzgjidhen kandidatët zyrtar të Sali Berishës për zgjedhjet e pranverës.

Rivaliteti i madh mes demokratëve të Kurbinit ka bërë që anëtarët të nxjerrin armët ndaj njëri tjetrit.

KANIDATËT PËR PRIMARET NË KURBIN
Alfred Pjeter Daçi, Behar Adem Haxhiu, Dalmion Ilir Dodaj, Edmond Lek Shkoza, Gjergj Pal Oroshi
Gjevalin Ndoc Miri, Lindita Françesk Toma

Edhe pse nuk është heshtje zgjedhore, në selinë blu askush nuk flet për sherrin që degjeneroi në përdorin e armëve në degën e partisë në Kurbin. Edhe në kryeqytet gara pritet te jetë e nxehtë. Por ndryshe nga sa ndodhi ne Laç, shpërthimi pritet pas zgjedhjeve.

ADRIANA KALAJA, kandidate për primarët e Tiranës: Do i vendos tritol kullave po fitova.

Alternativat e Sali Berishës për Bashkineë e Tiranës për të rivalizuar Erion Veliajn kanë profil të ndryshëm nga njëri-tjetri. Pas juristet ADRIANA KALAJA që njihet për kapërcimin e ylberit politik, sipas rendit alfabetik emri i dyte që i propozohet demokratëve është BELIND KËLLICI, ish kryetar i forumit rinor është rreshtuar prej kohësh krah Berishës, i gatshëm të lërë mandatin e deputetit për karrigen e kryebashkiakut.

Sfidantja tjetër është nuk është shumë e njohur për publikun e gjerë, ENKELEJDA FEJZO, erdhi si propozim i degës 9. Lista pasohet nga FATMIR MERKOCIN, ish dhjetorist, ndërkohë ish deputeti GERT BOGDANI është vetëofruar i pari që ti dalë përballë Erion Veliajt.

Kandidatit tjetër, ILIR ALIMEHMETI, profesioni i mjekut nuk i është dashur të mbajë një profil të lartë publik për t’u njohur, pasi i ka mjaftuar profesioni i tij i mjekut, Lista mbyllet me aktorin e humorit JULIAN DEDA.

Adriana Kalaja, Belind Kellici, Enkelejda Fejzo, Fatmir Merkoçi, Gerti Bogdani, Ilir Alimehmeti
Julian Deda

Në Elbasan ndryshe nga sa ndodh në Tiranë nuk do ketë garë. Kandidati zyrtar është vendosur të jetë deputeti Luciano Boci, i cili zgjedhjet parlamentare theu herësin. Edhe në Shkodër nuk priten surpriza. Berisha kërkon të konfirmojë Bardh Spahinë pas suksesit të korrur në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit. Edhe pse ka garë në Durrës, favorit është ish deputeti Igli Cara, e njëjta panoramë duket dhe në Vaun e Dejës ku deputeti Zef Hila shihet si kandidati më potencial për të fituar. Temperaturat pritet të rrinë në Kamës, ku përballë janë tre vendosur tre ish policë.

Arjan Xhevit Hoxha, Asllan Shaban Dogjani
Shemsi Selim Prençi/ TCH