Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotem në Maliq.

Edhe pse fillimisht u raportua për një viktimë, sipas News24 kanë qenë dy persona që u aksidentuan. Njëri prej tyre vdiq në vendngjarje, tjetri është transportuar në gjendje të rëndë në spital.

Mësohet se ndër të tjera, të dy personat e aksidentuar ishin vëllezër.Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në afërsi të fshatit Drithas në Maliq. Policia është në vendngjarje, teksa ende nuk ka nxjerrë një njoftim zyrtar mbi aksidentin.