Një tërmet i fuqishëm është regjistruar pak minuta më parë në Greqi.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat greke, sipas të cilave lëkundja zgjati shumë në kohë dhe kishte një forcë 4.9 Rihter.

Sipas zgjidhjes automatike të Institutit Gjeodinamik të Observatorit të Athinës, tërmeti ndodhi në orën 22:06 me orën lokale, në një thellësi prej 5 km, dhe epiqendra është 8 km në juglindje të fshatit Zarakes në Evia-n jugore.

Nga ana e saj, Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC) e regjistroi tërmetin me magnitudë 5.3 Rihter, por pak më vonë e rishikoi atë në 4.9 Rihter.

Vihet re se mëngjesin e së martës pati të tjerë tërmete, me magnitudë 4.8 Rihter dhe më pas dy të tjerë me magnitudë 4.1 dhe 4.2 Rihter.