Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në Shkodër me artistin Gjon Stefa, i cili prej vitesh krijon në mënyrë vullnetare Betlehemin dhe karnavalet në qytet. Atij i duhet të fillojë shumë muaj përpara punën për të realizuar skenografinë dhe të gjithën ka vendosur ta bëjë vet, pa ndihmën e askujt.

Ju siç e shihni keni ardhur një muaj përpara, mos harrojmë se edhe nja tri javë përpara se të më takoni, unë kam filuar punën. Unë jam duke e bërë vullnetarisht. e kam bërë dhe parvjet.”.Është kënaqësi sepse çdo person që e ka në shpirt artin, i pëlqen të bëjë punën e artit dhe unë e dëshiroj këtë. E dyta është kënaqësi sepse sjell një ngjarje shumë të rëndësishme dhe e gjitha është një ripërtëritje e asaj ngjarje të madhe, dhe kjo bën që të gjithë njerëzit të kureshtohen e të vijnë për ta parë. Vijnë madje dhe për të bërë foto” tregon ai.

Pasioni i tij për artin është tepër i madh, ndërsa thotë se këtë nismë vullnetare nuk ka ndërmend ta ndalojë për një kohë shumë të gjatë.

Pasi mbaron puna me skenografinë e marr edhe e dërgoj në katedrale. Aty fillohet puna shumë kohë më përpara. Do ta vazhdojë deri sa zoti të më fali jetë, jam i lumtur që po arrij t’i realizojë dhe ja kam thënë këtë famulltarit të kësaj kishe, ‘Më shfrytëzo sa jam akoma gjallë’ dhe sa i jam akoma i fortë për të bërë diçka.

Lindja e Krishtit përjetohet në mënyra të ndryshme, por kjo mbetet ndër më të veçantat dhe origjinalet.