Një konflikt i ndodhur në mbledhjet e degë së Partisë Demokratike në Kurbin, ka përfunduar në të shtëna me armë.

Gazetari Elidon Ndreca ka raportuar për BalkanWeb se konflikti ka ndodhur mes nënkryetarit të PD Kastriot Marku dhe anëtarit Van Rica.

Konflikti ka nisur pasi 53-vjeçari Rica ishte mbështetës i një tjetër kandidati dhe gjatë debatit ka qëlluar me armë zjarri në korridor.

Menjëherë pas të shtënave me armë ai është larguar nga vendngjarja.

Ndërkohë policia në njoftimin zyrtar bën me dije se 53-vjeçari është shpallur në kërkim dhe se po vijon puna intensive për kapjen e tij.