Pyetjes ‘pse ka akoma përmbytje ndërkohë që Partia Socialiste po bën 10 vite në pushtet’, kryeministri Edi Rama u përgjigj duke shkruar se pavarësisht se dhjetë vite më parë në botë kishte shumë më pak përmbytje, në Shqipëri situata rëndohej nga keqmenaxhimi qeveritar.

Në shifrat e publikuara nga Rama si krahasim me situatën e krijuar në ditën e fundit për shkak të reshjeve në vend, thuhet se ndërkohë që në 2010-tën sipërfaqja e tokës nën ujë ka qenë 14.280 hektarë, në shifrat e publikuara nga bashkia e Shkodrës vetëm 1658 hektarë tokë janë nën ujë.

Në vitin 2010 në total 2580 banesa kanë pasur prezencë uji si pasojë e përmbytjeve ndërsa një ditë më parë në Shkodër janë raportuar vetëm 5 banesa me prezencë uji dhe asnjë banesë me prezencë uji ditën e sotme. Sa i përket shifrave të personave të evakuuar, Rama thekson se në 2010-tën janë evakuuar 12.145 persona ndërsa në Shkodër numri total i të evakuuarve gjatë ditëve të fundit, shkon deri në 99 persona.

“Në dhjetor 2010 sipërfaqja e përmbytur ka qenë 14.280 hektarë tokë ndërkohë që sot sipërfaqja e përmbytur sipas të dhënave zyrtare që ne kemi por edhe të publikuara nga vetë bashkia Shkodër është vetëm 1685 hektarë. Në dhjetor të 2010, 2580 banesa kanë qenë me prezencë uji brenda tyre ndërkohë që gjatë ditës së djeshme ishin vetëm 5 banesa dhe aktualisht nuk kemi asnjë banesë me prezencë uji! Në dhjetor 2010, 12.145 persona kanë qenë të evakuuar ndërkohë që gjatë këtij të eventi janë evakuuar 99 qytetarë gjithsej në bashkinë Shkodër”shkruhet në shifrat e publikuara nga Rama në facebook.

Postimi i plotë nga kryeministri, Edi Rama:

Pyetje: Pse ka akoma përmbytje kur po bëheni 10 vjet në pushtet?

Përgjigje: 10 vjet më parë kur në botë kishte shumë më pak përmbytje, në Shqipëri shkonte uji edhe deri në çati, sepse dorës së Zotit i bashkohej edhe dora e mbrapshtë e robit në qeveri! Sot jemi në “normalitetin” e kohës së mbrapshtuar që jeton tërë bota, duan s’duan ata që sduan e thonë ç’thonë ata që ç’nuk thonë.