Kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia, thotë se po ndjek me vëmendje situatën në terren pas përkeqësimit të motit.

Në një postim në Facebook, Spahia shkruan se të gjitha grupet e punës janë në terren, por situata mbetet mjaft e vështirë për shkak të shkarkimeve nga hidrocentralet e kaskadës së Drinit.

Ai i ka bërë apel drejtuesve të KEESH që të informojnë në kohë reale mbi prurjet dhe shkarkimet, janë mënyrë që situata mos dalë jashtë kontrollit.

“Kërkoj bashkëpunimin e banorëve që në rast emergjence të kontaktojnë me strukturat e bashkisë për evakuim apo çdo nevojë tjetër që mund të paraqitet”- shkruan ndër të tjera Spahia.