Nga Eliona Shkreli

Shqiperia nuk eshte vendi I gomoneve! Shqiperia eshte vendi I bukurive te rralla natyrore, I vajzave te bukura dhe djemve te pashem, I studenteve qe shkelqejne ne Universitetet e botes, I emrave te njohur me fame boterore!

Eshte vendi I 39 Martireve te besimit, i Inva Mules, Saimir Stratit, Ermonela Jahos, Ilir Kerrnit, Kledi Kadiut, Armando Brojes, Igli Tares, Erkand Qerimajt, Luiza Geges, Tedi Papavramit, etj etj!

Shqiperia eshte vendi I fisnikeve, trimave, burrneshave, mikpritjes, beses, I vlerave dhe trashegimise se pasur kulturore!

Shqiperia nuk eshte ajo qe shihni dhe promovoni Ju, gazetare te Huaj! Shqiperia nuk eshte “Çunja e Londres”, por ndër me te bukurit vend ne bote!

Sot Shqiperia eshte ne mjerim, te rinjte e te rejat largohen se nuk shohin shprese, nuk shohin perspektive e prosperitet sepse fatkeqesisht udhehiqet nga shqiptare qe nuk duan Shqiperine! Udhehiqet nga Ata qe ia kane vene lakun ne fyt dhe çdo dite e me shume e shtrengojne ate “lak” me vjedhjet e korrupsionin qe ka kapur majat e skandaleve.

Por faj ketu keni edhe Ju nderkombetare, qe e shihni Shqiperine si vendi gomoneve, por nuk shihni arsyet pse ikin shqiptaret, pse “mesyjne” dyert e vendeve Tuaja ne kerkim te jetes se mire apo tokes se premtuar!
Perpara se te paragjykoni shqiptaret, gjykoni arsyet dhe Ata qe kane çuar Shqiperine ne kete mjerim e shpopullim.
Mbeshtetni popullin e jo qeverine!

Nuk ka shqiptar qe do te largohet nga vendi I vet, nga familjaret e vet, nga trojet e pasuria qe gezojne e trashegojne nga te paret e tyre! Nuk ka shqiptar qe do te lere nenen e baben e te mbaje koken pas!
Mos mbyllni syte ndaj realitetit shqiptar te nderuar nderkombetar, te nderuar gazetare te huaj, te nderuar shtetas te huaj!

Shqiptaret jane ata per te cilet ka folur historia, jo Ata qe sot ia ka ulur kryet qeveria!

Shqiptaret jane njerez si Ju, me ndjenja si Ju, me dashuri per vendin e tyre, me endrra e deshira si Ju. Por ndryshe nga Ju, udhehiqen nga njerez qe “punojne” per vete e jo per Shqiperine dhe shqiptaret!