Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime në Shkodër është angazhuar me të gjitha grupet e punës dhe mjetet e saj në terren për të bërë të mundur pastrimin e pusetave, kanaleve dhe zhbllokimin e rrugëve kryesore pas reshjeve të dendura të shiut për dy ditë me radhë.

Inxhinieri i ujësjellësit Lazër Pema shprehet se kjo ndërhyrje është e vazhdueshme edhe përpara se të nisnin reshjet e shiut…Rugët të cilat bllokohen në momente të ndryshme nga reshjet e dendura të shiut zhbllokohen brenda 30 minutash pasi pushon shiu shprehet inxhinieri Pema

Grupet e terrenit të Ndërmarrjes Ujësjellës Kanalizime janë shpërndarë në gjitha zonat kryesore të Shkodrës si dhe do të jenë në gatishmëri gjatë gjithë këtyre ditëve për çdo emergjencë të mundshme, zhbllokimin e rrugëve dhe për normalizimin e situatës.