Kryeministri Edi Rama ka ndarë mbrëmjen e sotme një lajm se kompania “Eagle Hill” e Muhammed El Alabbar, që do të ndërtojë Portin e Durrësit dhe akuzohet nga opozita në Shqipëri si offshore, ka fituar një projekt shumë të madh Kroaci.

Sipas tij, kompania është mirëpritur në Kroaci për të ndërtuar “Manhatanin e Zagrebit”, një investim sa një e katërta e Durrësit që konsiderohet shumë i rëndësishëm për zhvillimin e kryeqytetit kroat.

Shkruan Edi Rama:

“Eagle Hills” kompania e Muhammed El Alabbar që do të ndërtojë Portin Turistik të Durrësit, e mirëpritur në Kroaci për të ndërtuar “Manhatanin e Zagrebit”, një investim sa një e katërta e Durrësit që konsiderohet shumë i rëndësishëm për zhvillimin e kryeqytetit kroat.