Duke marrë në konsiderartë shqetësimin e qytetarëve dhe duke parë degradimin e saj, Bashkia Shkodër nisi punën për riparimin e Urës së vjetër të Bunës.

Ndërhyrja në këtë objekt që nuk është në varësi të bashkisë, u cilasua pa leje nga ana e DRTK Shkodër, ndërsa vetë ministria e kulturës dhe ajo e mbrojtjes prej muajsh luajnë ping-pong me përgjegjësitë që kanë, duke vënë në rrezik jetën e qytetarëve.

Bashkia Shkodër do të punojë për ta përmbyllur sa më parë këtë ndërhyrje emergjente, gjithmonë duke shpresuar që nga Tirana të mos mbërrijnë urdhëra të rinj për bllokim të punimeve.