E trishte, “Përshëndetja me klasën, rrugës për në gurbet”

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka publikuar një video prekëse sot në Facebook, ku një nxënës diku te 10 vjeç përshëndet për herë të fundit shokët dhe shoqet e klasës pasi do të largohet jashtë vendit me familjen.

Berisha shkruan: Një video prekëse e marrë nga Elton Fethaqi.

Ish-kryeministri ka denoncuar vazhdimisht politikat e gabuara të qeverisë aktuale që larguan masivisht shqiptarët nga vend i tyre, duke theksuar se vetëm në vitet e qeverisjes së Edi Ramës kanë lënë atdheun mbi 740 mijë qytetarë.