Bashkitë kanë probleme me menaxhimin e emergjencave civile. Ky është rezultati I seminarit të organizuar në Shkodër nga Agjencia Kombëtare e Emergjencave Civile dhe Komisionit Europian. Jolanda Trebicka, drejtuese e këtij projekti rendit disa nga faktorët që ndikojnë në krijimin e këtyre problematikave.

Qëllimi I seminarit ishte edhe shkëmbimi I eksperiencave me ekspertë të huaj, praktika këto që mund të zbatohen edhe nga pushteti vendor.

Seminari “Mbështetja e pushteteve vendore për të përgatitur dhe për të zbutur pasojat e katastrofave natyrore” u zhvillua për dy ditë në Shkodër ndërsa të pranishmit përvetësuan metoda të reja të masave parandaluese por edhe menaxhimin e pasojave të fatkeqësive natyrore