Malësorët e Hotit në Malësinë e Madhe i rezistuan luftërave të ashpra me pushtuesit serbomalazës për të mos e lëshuar vendin e tyre dhe persekutimeve të regjimit komunist duke mos u arratisur pavarësisht se kufiri ishte pak metër më larg por nuk munden t’i bëjnë ballë vështirësive të pas viteve 1990.

Sot në këtë fshat ka vetëm shtëpi të bukura të ndërtuara nga rinia në emigracion ndërsa në to banojnë vetëm të moshuar.