Hakerat iranianë vazhdojnë të publikojnë të tjera të dhëna të kreut të SHISH, Helidon Bendo.

“HomelandJustice” pas publikimeve të mëparshme të pasaportave bashkë me udhëtimet jashtë shtetit të tijat dhe të bashkëshortes, sot kanë dalë listat e e-maileve zyrtare të kreut të SHISH.

Në dokumentin e postuar në grupin që ata kanë krijuar në rrjetin Telegram kanë bashkëngjitur këtë tekst:

“Çdo organizatë qeveritare ose joqeveritare që mbështet MEK-un do të jetë në shënjestër nga ne.
Helidon Bendo Mailbox”