Mbi një mijë forca policore do jenë në terren kete të shtune për mbarëvajtjen e protestës së thirrur nga Partia Demokratike.

Patrulla të rendit, Forcat “Shqiponja” dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Garda e Republikes do jenë në rreshtin e parë. Qëllimi i tyre do jetë mbrojtja e institucioneve.

Në disa prej shtyllave te Deshmorët e Kombit janë vendosur edhe autopalantë ku herë pas herë protestuesve dou bëhet thirrje nëse do ketë incidente.

Gjithashtu ne ketë plan masash janë përfshire edhe RENEA, të cilët do jenë në gadishmëri nëse situata agravon dhe del jashtë kontrollit. Mes turmës pritet të ketë edhe agjentë civilë që do monitorojnë nga afër territorin , duke dhëne infromacione nëse shohin persona me precendent penal, apo nëse persona të caktuar kryejnë akte dhune.